Ja kur do të prezantohet programi ‘Rruga e Re' nga LDK

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 19:15
 Ja kur do të prezantohet programi ‘Rruga e Re' nga LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook, të hënën, ku ka treguar se më 19 nëntor në Prishtinë do të prezantohet programi ‘Rruga e Re”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se “Rruga e re po nis”.

Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë. Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Në video është një këngë për konventën e 10 të LDK-së 


(Kosova Sot Online)