Scholz: Po punojmë për të zgjidhur situatën në mes të Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 20:30
Scholz: Po punojmë për të zgjidhur situatën në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kancelari gjerman tha se shpreson të ketë “përparime dhe në grindjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, ndërsa theksoi se “po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne jemi gjithmonë në anën e procesit të anëtarësimit”, tha kancelari gjerman.

(Kosova Sot Online)