Lipjan: Dy persona nën kërcënimin e armës grabisin 500 euro në një pompë të derivateve

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 08:42
Lipjan: Dy persona nën kërcënimin e armës grabisin 500 euro në një pompë të derivateve

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në fshatin Banullë të Lipjanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona të dyshuar të panjohur aty kanë grabitur 500 euro nën kërcënimin e armës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)