Arrestohet i dyshuari i cili u prezantua si polic dhe ia mori 1600 euro një personi

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 16:50
Arrestohet i dyshuari i cili u prezantua si polic dhe ia mori 1600 euro një personi

Raportohet se një person është arrestuar sot në Kaçanik, pasi dyshohet se ishte prezantuar si zyrtar policor dhe e kishte mashtruar një person duke ia marrë 1600 euro kinse do t’i ndihmonte ta lirojë dikë nga burgu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 15.11.2023 rreth orës 14:20 policët hetues të stacionit në Kaçanik, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin S.R (M/K) i moshës 44 vjeçar , i cili dyshohet se ditë më parë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor me rroba civile dhe i kishte marrë (mashtruar) 1600 euro personit tjetër, me qëllim se ai do ti ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu.”

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Prezantim i rremë si person zyrtar’’”

(Kosova Sot Online)