Ia mori 1 mijë e 600 euro duke u paraqitur rrejshëm si polic duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu, arrestohet një burrë në Kaçanik

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 09:31
Ia mori 1 mijë e 600 euro duke u paraqitur rrejshëm si polic duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu, arrestohet një burrë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që u prezantu rrejshëm si zyrtar policior në fshatin Doganaj të Kaçanikut, përcjell "Kosova Sot Online".
 
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari duke u paraqitur si zyrtar policor i kishte marrë një personi tjetër 1 mijë e 600 euro, duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu.
 
Raporti i plotë:

 PREZANTIM I RREMË
 Fsh. Doganaj Kaçanik. Më 15.11.2023 është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar, i cili ishte paraqitur si zyrtar policor dhe nga viktima mashkull kosovar, kishte marrë një shumë prej 1600€ duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)