Adriana Matoshi po kërkon për filma

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 15:29
Adriana Matoshi po kërkon për filma

Që të ndahen 11.5 milionë euro për kulturën, saktësisht për film dhe kinema, po kërkon deputetja, njëherit edhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo në rrjetet sociale ka hedhur një fotografi ku shihet me kërkesën e printuar të saj, që e mbante në duar.

"Sot po buxhetohet arti. Jo lëmoshë por dinjitet shtetëror!" shkroi ajo në foto.

(Kosova Sot Online)