Kurti: Diaspora është më shumë se grup individësh

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 21:36
Kurti: Diaspora është më shumë se grup individësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ndërkombëtar Ulpiana, ka deklaruar se komuniteti i diasporës nuk është një grup individësh, por urë lidhëse e atdheut  me botën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Komuniteti i diasporës ka luajtur rol në formësimin vendit të  origjinës së tyre. Diaspora është më shumë se grup individësh, është urë lidhëse e vendit me botën”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

Ai shtoi se kontributi tyre është i pamatshëm.

“Kosovarët, që jetojnë jashtë, folën për ata që nuk mundën të flisnin për krimet e që fshiheshin nga propaganda për gjenocidin në vendin e tyre”, tha, më tutje, kryeministri Kurti.

Kurti, më tej, ka folur për kontributin e diasporës në aspektin ekonomik, qoftë përmes remitancave, qoftë përmes investimeve në forma të ndryshme, etj.

Sipas tij, ky forum është i pari i këtij lloji, që grumbullon mbi 21 shtete dhe që mundëson lidhjen me vendin.

(Kosova Sot Online)