Policia shton kontrollet për verfikimin e shoferëve që nuk i kanë pajisjet dimërore

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 13:00
Policia shton kontrollet për verfikimin e shoferëve që nuk i kanë pajisjet dimërore

Policia në Mitrovicën e Jugut ka shtuar aktivitetet për vetëdijesimin e shoferëve që të “Mos e drejtojnë automjetin pa pajisje dimërore”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, Policia nga data 15 nëntor po shpërndajnë fletëpalosjeve për shoferë me këshilla kryesore për përgatitjen dhe ngasjen e automjeteve gjate sezonit dimëror.

Me fillimin e sezonit dimëror, njësitet policore do të rrisin kontrollin nëpër akset rrugore ku në fokus do të jenë pajisjet dimërore për automjete.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës.

(Kosova Sot Online)