Policia e Kosovës e arreston Frashër Krasniqin

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 22:00
Policia  e Kosovës e arreston Frashër Krasniqin

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Molliqaj ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demolline Gëzon Kastratin.

Ish-Sekretari Organizativ i VV-së ka shkruar tutje se për PSD-në, Asociaciacioni është i paparanushëm dhe sipas tij meqë rezistenca po rritet “pushteti ka filluar përndjekjen”.

Molliqaj ka kërkuar lirimin e Frashër Krasniqit.

Njoftimi i plotë:

 Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit.

Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë.

Kërkojmë lirimin e menjëhhershëm të Frashër Krasniqit.

(Kosova Sot Online)