“Alfabeti i ka 27 shkronja”, avokati thotë se i padituri përmes shpifjeve i ka shkaktuar dëme emocionale dhe materiale Dimal Bashës

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 08:39
“Alfabeti i ka 27 shkronja”, avokati thotë se i padituri përmes shpifjeve i ka shkaktuar dëme emocionale dhe materiale Dimal Bashës

I autorizuari i deputetit të Vetëvendosjes, avokati Samir Rekaj ka thënë se i padituri Gafurr Abdullahu përmes shpifjeve i ka shkaktuar dëm emocional dhe material Dimal Bashës, transmeton "Kosova sot Online".

Këtë konstatim avokati Rekaj e ka dhënë të enjten në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Ferizaj në rastin ku Basha kishte paditur Gafurr Abdullahun, me pretendimin se ka shpifur kur ka deklaruar se “Bashën e ka pasur shok klase” si dhe “Basha ka mëndu kohë të gjatë se alfabeti i ka 27 shkronja”.

{696747/}

Në këtë seancë mungoi deputeti Basha, por avokati i tha se mbetet pranë propozim për dëgjimin e tre dëshmitarëve, ndërsa tha se e kundërshton përgjigjen në padi, rapoton “Betimi për Drejtësi”.

“I padituri ka bërë shpifje dhe fyerje në postimet në “Facebook” më 11 dhe 12 shtator 2022 në të cilat shpifje tek paditësi kanë shkaktuar dëm emocional dhe material, duke marrë parasysh se këto shpifje/fyerje janë shpërndarë në shumë media dhe portale të ndryshme”, tha avokati Rekaj

Në anën tjetër, përfaqësuesi i të paditurit, avokati Jeton Berisha, tha se tri nga pesë pikat e renditura nga paditësi janë vetëm opinione të tij.

Avokati Berisha ka thënë se i padituri edhe sot thotë të njëjtën për Dimal Bashën se e ka pasur shok klase derisa nuk është kontestuese se fëmijët e moshës 6 apo 7 vjeç nuk mund ta dinë alfabetin.

“Të gjitha këto përmbushin elementet e nenit 8 par.4 sepse nuk janë fakte, janë opinione dhe ndjenja mllefi”, tha avokati Berisha.

Në këtë seancë, gjykatësja e çështjes Mirlinda Bytyqi-Rexhepi mori aktvendim ku aprovoi precizimin e padisë në kuptimin objektiv, poashtu aprovoi propozimin për nxjerrjen e provës dhe caktimin e ekspertit financiar.

Sipas aktvendimit, gjykatësja Bytyqi-Rexhepi aprovoi dëgjimin e dëshmitarëve: Valon Heta, Melos Jashari dhe Fatbardh Ramadani,

Gjithashtu aprovoi që gjykata sipas detyrës zyrtare të kërkoj listën e nxënësve të regjistruar tek mësuesja D.B., në vitet 1986-1990, si dhe u aprovua që gjykata nga shkolla Gjon Sereqi të kërkojë informata sa i përket të paditurit Gafurr Avdullahu, se i njëjti a ka qenë nxënës i kësaj shkolle.

Sipas aktvendimit, gjykata obligoi paditësin që në emër të shpenzimeve të procedurës për nxjerrjen e ekspertizës financiare t’i deponojë në arkën e kësaj govatë shumën prej 150 euro në afat prei 5 ditësh, duke filluar nga dita e sotme.

Seanca përgatitore në këtë çështje përfundoi, ndërsa shqyrtimi kryesor u caktua më 12 dhjetor 2023 ora 9:30.

Sipas padisë, aty thuhet se i padituri ka bërë shumë shpifje dhe ofendime në postimin e tij në rrjetin social “Fcebook” më 11 dhe 12 shtator 2022. Ai ka kërkuar që i padituri t’i fshijë të gjitha postimet, të kërkojë falje, të premtojë se nuk do ta përsërisë shpifjen, të kërkojë nga portalet të fshijnë lajmin si dhe të paguajë dëmin material dhe jomaterial paditësit.

(Kosova Sot Online )