Bastisen katër lokacione në veri të Mitrovicës, Veton Elshani thotë se asistuan Doganën

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 10:05
Bastisen katër lokacione në veri të Mitrovicës, Veton  Elshani thotë se asistuan Doganën

Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot kanë kryer bastisje në disa lokacione në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online’.

Aksionin e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)