Aksioni në veri, Prokuroria Speciale thotë se po zhvillohet për korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 10:25
Aksioni në veri, Prokuroria Speciale thotë se po zhvillohet për korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me aksionin që është zhvilluar sot në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

(Kosova Sot Online)