Osmani: Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin për t’i përmbyllur mosmarrëveshjet

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 11:41
Osmani:  Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin për t’i përmbyllur mosmarrëveshjet

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, është e domosdoshme ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi siç thotë ai, pasi po ndodhin ndryshime të shpejta në gjeopolitikë, e të cilat nuk e favorizojnë Ballkanin.

Si rrjedhojë, Osmani thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin për t’i përmbyllur mosmarrëveshjet.

(Kosova Sot Online)