Rusia hedh të gjithë paratë për luftën, miratohet buxheti 2024

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 13:06
Rusia hedh të gjithë paratë për luftën, miratohet buxheti 2024

Buxheti i porsa miratuar i Rusisë për 2024-tën është ndoshta dëshmia më e fundit e planeve të Moskës për forcimin e ushtrisë. Për herë të parë, shpenzimet ushtarake të vendit për vitin e ardhshëm do të kapërcejnë fondet për shërbimet sociale. Shpenzimet parashikohen të kalojnë 36,6 bilionë rubla, kurse të ardhurat 35 bilionë rubla. Deficiti prej 1,6 bilionë rublash do të mbulohet nga kredi dhe para të Fondit Kombëtar të Bamirësisë, sipas qeverisë. Këtu do të përdoren edhe para nga administrimi i burimeve të naftës dhe ato aktuale të fondit.

Sipas ekspertëve, buxheti rus 2024 do të ketë pikërëndesë kryesore buxhetin ushtarak: 30% e shpenzimeve, 10,8 bilionë rubla do të rrjedhin për ushtrinë. 3,4 bilionë për sigurinë kombëtare dhe ndjekjen penale. Ministri i Financave, Anton Siluoanov deklaroi në një takim të komisionit buxhetor të dumës ruse, se qëllimi i këtij buxheti është “fitorja dhe “fronti”. Rritja e shpenzimeve ushtarake pritej për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, por që në vitin 2024 ajo do të ketë një rritje kaq të madhe, apo 68% krahasuar me vitin 2023, kjo është edhe për ekspertët e ekonomisë rritje e papritur. Ata thonë se ka gjasa që të bëhet zhvlerësimi i rublës për të mbushur buxhetin, por ky hap mund të sillte rreziqe makroekonomike në vitin 2025 me pasojë një inflacion të lartë.

Kjo situatë i kujton atyre vitet 90-të, kur shteti emetoi para për të paguar rrogat, gjë që solli një spirale inflacioni. “Kremlini na fut frikën me vitet e tmerrshme 90-të, shprehen analistet, por tani ai vetë po e çon ekonominë në këtë drejtim”.

(Kosova Sot Online)