Lulzim Hetemi: Nuk ka qenë e lehtë por as e vështirë të qëndroj 6 muaj brenda komunës

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 18:02
Lulzim Hetemi: Nuk ka qenë e lehtë por as e vështirë të qëndroj 6 muaj brenda komunës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka folur për ngujimin e tij në objektin e komunës për më shumë se gjashtë muaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë.

“Nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë sepse vendosmëria është në pyetje këtu. Ia ka vlejt se shumica e serbëve në Leposaviq janë duke ardhur duke kërkuar punë, ndihma. Qe ni javë e kemi qit një aplikacion, janë duke aplikuar serbëvt për subvencionë në bujqësi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)