Osmani në Ambasadën franceze për takim me emisarin Troccaz

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 19:15
Osmani në Ambasadën franceze për takim me emisarin Troccaz

Për t’u takuar me përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në ambasadën franceze në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Troccaz po qëndron në Kosovë është takuar me kryeministrin, Albin Kurti, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Për këtë në platformën X ka treguar ambasadori francez, Olivier Guerot.

”Shumë i nderuar të pres Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për një shkëmbim të parë me të dërguarin special të Francës René Troccaz @troccazrene. Shkëmbim shumë i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për mbështetjen Francës në nivelin më të lartë për dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Guerot.

Franca është aktive edhe në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, madje shpesh direkt përmes presidentit të saj, Emmanul Macron. 

(Kosova Sot Online)