
Kica-Xhelili për zjarrin në IML: Kjo nuk është Kosovë e demokracisë e sigurisë, kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme

Deputetja e LDK-së, Daorsa Kica- Xhelili ka reaguar pas zjarrit që ka rënë sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Deputetja ka shkruar se kjo ndodhi një ditë pas dhënies së dëshmisë së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në rastin e Astrit Deharit.
Për zhdukjen e monstarve të Deharit dhe zjarrin e sotëm, Kica-Xhelili thotë se ndodhën brenda mandatit të kësaj Qeveria.
“Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
(Kosova Sot Online)