Osmani: Drafti i asociacionit të ndahet me liderët e opozitës

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 15:37
Osmani: Drafti i asociacionit të ndahet me liderët e opozitës

Drafti i asociacionit të ndahet me liderët e opozitës, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo thotë se shpreson që së shpejti autorët e draftit ta japin miratimin që ai të ndahet me opozitën.

“Meqenëse është kërkesë e vetë emisarëve ndërkombëtarë që mos t’i bëjmë publike komentet pa e bërë ata vetë publike draftin që e kanë propozuar, do ta respektoj këtë kërkesë, edhe pse mendoj se që nga fillimi ka qenë e padrejtë dhe tërësisht e paarsyeshme që ky draft të mos ndahen me liderët e opozitës, ata përfaqësojnë si parti politike qytetarë të Kosovës, kështu që si presidente kam insistuar që ky draft të ndahet edhe me ta dhe shpresoj shumë që së shpejti ata që janë autorë të këtij dokumenti do ta japin miratimin për një gjë të tillë”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)