Abdixhiku: Draft statutin e Asociacionit kam refuzuar ta shoh

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 21:12
Abdixhiku: Draft statutin e Asociacionit kam refuzuar ta shoh

Deklaratën e presidentes Vjosa Osmani rreth draftit të statutit të Asociacionit, e cila ka thënë se i ka dykuptimësi, e ka komentuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku ka deklaruar se kjo deklaratë është vazhdimësi e asaj të parës.

“Deklarata e presidencës është vazhdimësi e deklaratës së parë, e cila vinte në kohën kur kryeministri I vendit kishte theksuar se atij I kishin thënë, ndonëse për ne ishte e pakuptimë që s’ka mendim vet, se drafti i statutit ishte në përputhje me kushtetutën. E më pas kur ke dy lider institucional që thonë gjërat të kundërta bëhet një gjë shumë e rëndësishme, ajo gjë është të ndahet drafti, së paku akterët në vend, deputetët. I kuptoj rrethanat që dialogu është çështje e interesave nacionale”, tha Abdixhiku në Debat Plus.

Kryetari i LDK-së, tha se kanë pasur ofertë për të parë draftin nga ndërmjetësuesit, por i njëjti e ka refuzuar.

“Bëhen 1 muaj prej që është pranuar ky draft statut, bëhet 1 muaj e dy javë prej që Kosova e ka në dispozicion, e 1 muaj që Vuçiq e ka në dispozicion. Pra ta ketë Serbia e mos ta ketë Serbia është e pazakontë. Kemi pasur një ofertë nga ndërmjetësuesit që ja ku e keni draftin mund ta shihni, por s’mund ta keni, e të cilin e kam refuzuar. E konsideroj ofendim të rëndë, që një dokument 20 e disa faqe t’i lihet forcave politike sa për shikim e jo analizë”, ka shtuar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)