Obradoviq: Vuçiq shkeli neutralitetin ushtarak të Serbisë duke paralajmërua stërvitje ushtarake me NATO-n

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 15:12
Obradoviq: Vuçiq shkeli neutralitetin ushtarak të Serbisë duke paralajmërua stërvitje ushtarake me NATO-n

Lideri i lëvizjes serbe, Dveri, Boshko Obradoviq, tha se presidenti Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Aleancën të martën, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkelur neutralitetin ushtarak të Serbisë.

“Tapeti i kuq në të cilin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili na bombardoi dhe vrau fëmijët tanë, u mirëprit në Beograd, është vetëm kulmi i politikës properëndimore të qeverisë aktuale të SNS-së”, tha Obradoviq në një deklaratë me shkrim.

Sipas tij, gjithçka filloi me “sjelljen e Shroderit” në mbledhjen e partisë në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, dhe vazhdoi me punësimin e Toni Blerit si këshilltar në Qeverinë e Serbisë.

Obradoviq shtoi se, nëse përfaqësuesit e shtetit duhet të takohen me dikë nga NATO, ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë dinjitoze.

Dhe jo për t’i pritur me kripë e bukë dhe në një tapet të kuq me një automjet ushtarak të paarmatosur mbi të.

“Njoftimi i djeshëm i Vuçiqit se ai do t’i propozojë Qeverisë së Serbisë stërvitje të përbashkëta ushtarake me paktin e NATO-s, është shkelje e drejtpërdrejtë e neutralitetit ushtarak të Serbisë dhe heqja e moratoriumit për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me cilindo vend në botë derisa lufta në Ukrainë vazhdon, e cila u miratua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare,” shtoi Obradoviq./N1

(Kosova Sot Online)