Ben-Meir: Strategjia pas konfliktit në Gaza, OKB-ja administrimin, shtetet arabe forcën paqëruajtëse

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 20:25
Ben-Meir: Strategjia pas konfliktit në Gaza, OKB-ja administrimin, shtetet arabe forcën paqëruajtëse

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksperti i çështjeve të Lindjes së Mesme Alon Ben-Meir thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë trysni ndaj Izraelit për të ofruar një strategji për periudhën pas konfliktit në Gaza dhe një rikthim në procesin politik që çon në krijimin e shtetit palestinez.

 

Ndërkohë që lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po afron 2 muaj që nga fillimi i saj, prof. Ben-Meir i tha Zërit të Amerikës se një periudhë 18 mujore e administrimit të Gazës nga Kombet e Bashkuara dhe një forcë paqëruajtëse e përbërë nga gjashtë shtetet arabe që janë në paqe me Izraelin, mund t’i ofrojnë mundësinë dy palëve për një dinamikë të re politike dhe një rol për shtetet arabe në stabilizimin e Lindjes së Mesme.

(Kosova Sot Online)