Qytetarit nga Kosova i shfaqet krimbi brenda kekut: Në vendin tonë shiten produkte që askush nuk mund të garanton

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 17:35
Qytetarit nga Kosova i shfaqet krimbi brenda kekut: Në vendin tonë shiten produkte që askush nuk mund të garanton

Tash e sa vite qytetarët e Kosovës vazhdojnë të ankohen për produkte me afat të skaduar dhe jo cilësor të cilët i hasin nëpër marketet e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Së fundi është ankuar dhe një qytetar, të cilit në kekun që ka blerë i ka qëlluar një krimb duke u zvarritur, dhe të cilin ai e ka publikuar në llogarinë e tij sociale.

"Se ky vend ka shku për lesh këtë e kem kuptu moti kohë.
Në vendin tonë shiten produkte që askush nuk mund të garanton për afatin e atij produkti", ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Se ky vend ka shku për lesh këtë e kem kuptu moti kohë.
Në vendin tonë shiten produkte që askush nuk mund të garanton për afatin e atij produkti. Asnjë lloj garance nuk është afati i printuar nga kompania që e importon atë produkt.
Ky vend është arenë për matjen e matrapazëve se kush më shumë po e dëmton.
Albin Kurti a u lodhe bablok?!?


(Kosova Sot Online)