Zjarri përfshin një shtëpi në Rahovec, lëndohet një person

  • E.K /
  • 24 November 2023 - 09:00
Zjarri përfshin një shtëpi në Rahovec, lëndohet një person

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në Rahovec, ku një person ka pësuar lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit , e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse.

(Kosova Sot Online)