Përgatituni: Fundjava vjen me reshje shiu e bore në Kosovë

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 18:31
Përgatituni: Fundjava vjen me reshje shiu e bore në Kosovë

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 0-3 gradë Celsius.

Ndërsa të dielën mban mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)