Ja kush thotë: Draft-statuti e zhbën Pakon e Ahtisarit

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 20:17
Ja kush thotë: Draft-statuti e zhbën Pakon e Ahtisarit

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kritikuar draft-statutin e Asociacionit, të cilin e ka pranuar Kosova.

Ai ka thënë se draft-statuti nuk e bënë një pushtet të tretë.

Në një intervistë për gazetën Blic, Shala ka thënë se në dokument bëhet fjalë për një pushtet të ri në Kosovë, i cili e zben Pakon e Ahtisarit.

"Draft Statuti i Asociacionit, nuk e bënë një pushtet të tretë, por një pushtet të ri në Kosovë...Ai e zhbën Pakon e Ahtisarit dhe pavaresinë aktuale...Formalizon pushtetin e Serbisë në Kosovë. Është hapi i parë drejt federalizimit të Kosovës", ka thënë ai.

Sipas tij, drafti flet për një nivel të vetëqeverisjes të serbëve.

Sepse më s’kemi të bëjmë me debatin e dialogut për një asociacion, për të cilin BE kishte garantuar se s’do të ketë kompetenca ekzekutive, pra që s’do të jetë një pushtet. Por tani kemi të bëjmë, negociojmë dhe siç e dëshmon dhe draft statuti, dokumenti kryesor, kemi të bëjmë me nivel të vetëqeverisjes apo më ndryshe, autonomi, s’kemi të bëjmë me një organizim mbi bazën e asociimit vullnetar, por me një pushtet të tretë, të cilin e projekton neni i 7 i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Pra, ky nuk ka qenë dialogu, nuk ka qenë i përqendruar te themelimi i një pushtetit të serbëve në Kosovë, as një pushteti të Serbisë në Kosovë, që e ka strukturuar draft statuti i Asociacionit, të cilin e kanë dorëzuar emisarët dhe të cilin kryeministri dhe Qeveria e kanë pranuar”, është shprehur Shala.

(Kosova Sot Online)