Reshjet e borës në Prishtinë, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 08:50
Reshjet e borës në Prishtinë, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po kujdesen që rrugët e kryeqytetit të jenë të pastra dhe lehtë të qarkullueshme, pas reshjeve të borës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)