Kryediplomatja belge kërkon de-përshkallëzim dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj dialogut Beograd-Prishtinë

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 11:47
Kryediplomatja belge kërkon de-përshkallëzim dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj dialogut Beograd-Prishtinë

Shefja e diplomacisë belge, Hadja Lahbib, ka shkruar “X” për takimet që ka pasur në Kosovë me kryediplomaten Donika Gërvalla, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lahbib ka thënë se sikurse në Serbi, edhe përgjatë takimeve në Kosovë ka avokuar për de-përshkaëllëzim dhe për ripërtrirjen e angazhimit për procesin e dialogut në mes të dy shteteve e që drejtohet nga Bashkimi Evropian.

“Ngjashëm me përpjekjet e mia në Serbi, unë avokova për de-përshkallëzimin dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)