Nenad Çanak: Serbët në Kosovë armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 13:28
Nenad Çanak: Serbët në Kosovë armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Nenad Çanak ka pohuar se serbët në Kosovë po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS), përcjell “Kosova Sot Online”.

Ish-politikani i Serbisë ka përmendur Bosnjën, Kosovën e Malin e Zi si shtete ku po hyn armatimi i prodhuar në shtetin serb.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës”, shkroi ai në platformën X.

(Kosova Sot Online)