Spahiu për filmin 'Nëntori i dytë': Propagandë enveriste, i sajuar mbi gënjeshtra ë paskrupullta në kundërshtim me faktet historike

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 14:29
Spahiu për filmin 'Nëntori i dytë': Propagandë enveriste, i sajuar mbi gënjeshtra ë paskrupullta në kundërshtim me faktet historike

Profesori, Nexhmedin Spahiu, shpreson që televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të mos e shfaqin për 28 Nëntor filmin 'Nëntori i dytë', përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky film përmban propagandë enveriste dhe është i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike.

"Ishalla nuk çmenden serish televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e me shfaqë për 28 Nëntor filmin "Nëntori i dytë". Propagandë enveriste në dekadën e tretë të shekullit 21 i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike", shkruan Spahiu.

(Kosova Sot Online)