Abazi: Dejona Mihali është masha e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 17:35
Abazi: Dejona Mihali është masha e Albin Kurtit

Deputeti Haki Abazi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Abazit, s’ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali

’ S’ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali. Ajo është masha e Albin Kurtit’’, ka thënë Abazi në një intervistë për lajmi.net

Më tutje ai ka thënë se Prokuroria duhet të bastisë zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

‘’Kam bërë thirrje Prokurorisë që të bastisë zyrat e VV-së, aty janë disa kompjuterë që gjenerojnë fake news pa fund, goditën njerëz me urdhëra të Kurtit’’, ka thënë Abazi.

(Kosova Sot Online)