Lirohet kosovari që u arrestua në Serbi

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 17:52
Lirohet kosovari që u arrestua në Serbi

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se sot gjatë ditës një bashkatdhetar që po kthehej nga Gjermania në Kosovë, Kushtrim Bytyqi, është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai  tregoi që tashmë Bytyqi ishte liruar dhe është rrugës për në Kosovë dhe tregoi edhe arsyen pse ai u ndalua në Serbi.

“E vetmja arsye pse është ndalur, sipas familjarëve, është se e ka mbajtur kartelën e babait të tij që ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe kurrfarë probleme tjera Kushtrimi nuk ka pasë”, tha ai.

Pas arrestimit, Smakiqi tha se familja e Kushtrimit e ka angazhuar si avokat për këtë rast.

“I bëra thirrje MPJD që përmes kanaleve diplomatike dhe gjatë këtyre orëve kanë filluar të ndërmarrin veprimet e tyre. Fati i mirë është që Kushtrimi po vjen në shtëpi dhe ankthi 30 orësh i familjes Bytyqi po përfundon”.

Smakiqi u pyet edhe nëse gjatë ndalimit nga policia serbe Kushtrimi është keqtrajtuar në ndonjë formë.

“Nuk e dimë dhe ai ende s’ka arritur në Kosovë. Do të shikojmë nëse ka pasë sjellje dhune ose jo”.

Policia e Kosovës e lokalizon dhe e arreston 37-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim

(Kosova Sot Online)