Nesho: Rama ka ardhur në pushtet me idenë që ky vend nuk bëhet me ligje

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 16:26
Nesho: Rama ka ardhur në pushtet me idenë që ky vend nuk bëhet me ligje

Diplomati Agim Nesho, u shpreh se kryeministri Rama ka ardhur në pushtet me idenë që ky vend nuk bëhet me ligje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Unë mendoj se Rama është në vështirësi, kërkon ti japë çështjen e radhës drejtësisë , nuk do që drejtësia të merret me atë që ka në plan të bëjë, por i jep vizionin e tij dhe mënyrën se si do e godasë.

Tani, këtu ka një problem dhe unë dua ta vazhdoj aty ku ju së bashku me kolegët e mi e diskutuat, a mos pretendojmë shumë ne për një demokraci?!

Kur ne kemi të instaluar një regjim që ka kapur shtetin, që nuk pyet.

Ky vetë, kreu i regjimit është një njeri që ka ardhur në pushtet me idenë që '‘Ç’rëndësi? Ky vend nuk bëhet me ligje''.

Dhe tashmë që ndjehet fuqiplotë pse jo komandon çdo gjë.

Domethënë,  edhe në ato sygjerime dhe diskutime që bëjmë ne, në njëfarë sensi kërkojmë atë që është e domosdoshme në funskionimin e një demkracie dhe lgjike, që të paktën të jetë një organ, një institucion, për arsye se vetë qytetarët do ndihen më të çlirshëm.

Rama e kontrollon drejtësinë, për tre gjëra. Unë shikoj që ai gjithmonë, jo vetëm i tregon se me çfarë duhet të merret po drejtësia dhe institucionet kryesore siç është SPAK dhe institucionet e specializuara nuk vijnë, dhe nuk arrijnë dot të godasin pikërisht atë që është kreu i sistemit të korrupsionit.

(Kosova Sot Online)