Ky shtet mbyll kufirin me Rusinë

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 18:07
Ky shtet mbyll kufirin me Rusinë

Finlanda do të mbyllë kufijtë me Rusinë deri më 13 dhjetor. Shkak është bërë numri i lartë i emigrantëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e bëri të ditur Petteri Orpo në një konferencë për shtyp teksa shtoi se posta e fundit kufitare e mbetur, në Arktik, do të mbyllet deri në mes të dhjetorit.

Finlanda kishte vetëm një pikë kontrolli kufitare të hapur, të vendosur në Arktik, pasi qeveria mbylli shtatë të tjerat për shkak të rritjes së ardhjeve të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez, ndërsa ministri i Mbrojtjes e quajti atë “luftë hibride” nga ana e Kremlinit.

Stacioni i fundit kufitar i hapur në kufirin lindor, Raja-Jooseppi, do të mbyllet të enjten më 30 nëntor deri më 13 dhjetor.

(Kosova Sot Online)