Gjermania do të dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 19:20
Gjermania do të dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë

Gjermania do të dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka bërë të ditur pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO dhe të BE-së shkojnë dorë për dore. Misioni i EUFOR ofron siguri në Bosnjë e Hercegovinë, dhe NATO_KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka deklaruar Baerbock.

(Kosova Sot Online)