Peja nderon veprimtarin Smajl Hajdaraj me shtatore, Abdixhiku: Ishte Rugovist shembullor, patriot e intelektual

  • E.K /
  • 29 November 2023 - 11:43
Peja nderon veprimtarin Smajl Hajdaraj me shtatore, Abdixhiku: Ishte Rugovist shembullor, patriot e intelektual

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, me familjen Hajdaraj dhe bashkëpunëtorë kanë zbuluar në Pejë për nder të 28 nëntorit, shtatoren e veprimtarit , Smajl Hajdaraj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se zbulimi i shtatores është një ditë e rëndësishme e veçantë.

Abdixhiku ka thënë se “jemi bërë bashkë për të nderuar e përuruar shtatoren e një burri të madh shqiptar; një RUGOVISTI shembullor, një patrioti, veprimtari, intelektuali, deputeti, luftëtari të paepur, bashkëpunëtori të ngushtë të Presidentit Rugova, Heroit të Kosovës, Smajl Hajdaraj”.

(Kosova Sot Online)