Nesër para Qeverisë protestojnë zjarrfikësit

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 15:52
Nesër para Qeverisë protestojnë zjarrfikësit

Zjarrfikësit e Kosovës, të enjten, do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një reagimi, Sindikata thotë se zjarrfikësit janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.

Sindikata gjithashtu njoftoi se protesta do te mbahet me datën 30.11.2023 në ora 11:00 para objektit të Qeverisë dhe se e njëjta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.


(Kosova Sot Online)