Klinaku: Do të ishte mirë që Trendafilova të ftojë në diskutim së pari OVL-UÇK-në

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 16:10
Klinaku: Do të ishte mirë që Trendafilova të ftojë në diskutim së pari OVL-UÇK-në

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku e ka mbështetur protestën e Partisë Socialdemokrate kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Para eskalimit të protestës, Klinaku theksoi se do të ishte mirë që Trendafilova të ftojë në këtë diskutim së pari OVL-UÇK-në për të shprehur, siç tha ai, kritikat ndaj Gjykatës Speciale për ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë.

Në këtë protestë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

 

(Kosova Sot Online)