Kurti takohet me ambasadorët e QUINT’it dhe BE-së

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 21:13
Kurti takohet me ambasadorët e QUINT’it dhe BE-së

Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, i pritën në takim sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim u diskutua edhe për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

“Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”.

“Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)