Vuçiq: Duhet ta njohim Kosovën, që serbët atje të marrin pjesë në zgjedhje

  • E.K /
  • 01 December 2023 - 12:54
Vuçiq: Duhet ta njohim Kosovën, që serbët atje të marrin pjesë në zgjedhje

Nuk do të ketë zgjedhje në zonat serbe të Kosovës. Kwshtu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Dubai, ku po zhvillohet Samiti COP28 i Liderëve të Ndryshimeve Klimatike.

“Duhet ta njohim Kosovën që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dhe të gjithë në Evropë e dinë këtë, është mirë që ata do të reagojnë, por ne nuk do të marrim shumë nga ky reagim. Prandaj, në komunitetet serbe të Kosovës nuk do të ketë zgjedhje. Sido që të jetë, neve na mbetet të mendojmë se si t’i mbrojmë interesat tona dhe për sa kohë dhe në çfarë mase mund t’i mbrojmë ato”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë se ka pasur takime të rëndësishme në Dubai.

“Kemi pasur takime të rëndësishme. Kam biseduar me Charles Michel dhe me presidentët e Hungarisë, Polonisë dhe Bjellorusisë, si dhe me njerëz nga FMN”, tha Vuçiq, duke shtuar se të gjitha bisedat janë të një rëndësie të veçantë për Serbinë.

(Kosova Sot Online)