DASH publikon raportin në luftën kundër terrorizmit

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 22:56
DASH publikon raportin në luftën kundër terrorizmit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur sërish shqetësimin për situatën në Shqipëri,  duke theksuar se korrupsioni dhe sistemi gjyqësor i dobët, penguan përpjekjet e zbatimit të ligjit në çdo  nivel. DASH vë theksin edhe të pengesa për ndarjen e informacionit brenda agjencive qeveritare, disa muaj, pas ish-drejtuesi i SHISH shkriu Njësinë e Antiterrorizmit që bashkëpunonte me DEA-n amerikan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë një tjetër shuplakë, qeverisë duke ngritur sërish shqetësimin për korrupsionin brenda agjencive qeveritare që pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit. 

Në raportin e vitit 2022, DASH ka analizuar  përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se pengesat ne ndarjen e informacionit dhe korrupsionit, penguan zbatimin e ligjit në gjithë nivelet, përfshirë edhe  luftën kundër terrorizmit. 

“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. “

Por pse Departamenti i Shtetit ka  theksuar mosfunksionin e agjencive qeveritare? Disa muaj më parë,  ish- Zv.drejtori i SHISH, Oljan Kanushi, shkriu Njësinë e Antidrogës dhe të Antiterrorit në SHISH,  të cilat bashkëpunonin  me DEA-n amerikane.

Një muaj pasi drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi, urdhëroi të gjithë stafin e njësisë “Hunter” të futej përsëri në testin e poligrafit, DEA u bëri thirrje qytetareve shqiptareve,  të denoncojnë vetë, rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Agjencia e SHBA kundër Narkotikëve njoftoi një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë, pasi SHISH, me urdhër të qeverisë, kishte  ndërprere bashkëpunimin me ta, ndërsa kjo çështje reflektohet edhe në kritikat që DASH ka  bërë ndaj agjencive qeveritare, në raportin e luftës kundër terrorizmit.  

(Kosova Sot Online)