Nesër marshim në Tiranë për vrasjen e Liridonës

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 12:02
Nesër marshim në Tiranë për vrasjen e Liridonës

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur mbarë opinionin publik. Në Shqipëri, ditën e nesërme është thirrur marshim që do të nisë në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online".

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, një krim i planifikuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Ky i fundit kishte paguar njerëz për vrasjen dhe e inskenoi gjithçka sikur të ishte grabitje.

(Kosova Sot Online )