Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 10:11
Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një këmbësor i cili është goditur dje në mesditë nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet pas lëndimeve të marra ka vdekur në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima  pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha policia në raportin 24 orësh

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

(Kosova Sot Online)