Begaj del me mesazh

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 12:00
Begaj del me mesazh

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ai gjithashtu apelon për mbrojtjen e tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj.

"Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t'i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!", shprehet Begaj.

(Kosova Sot Online)