Pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnimin Kërkim-Shpëtim Urban në Zvicër

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 15:09
Pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnimin Kërkim-Shpëtim Urban në Zvicër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci thotë se ata për pesë ditë kanë zhvilluar trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”.

Tutje, Maqedonci ka shkruar se pjesëtarët edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me rradhë zhvilluan trajnimin "Kërkim-Shpëtimi Urban".

Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t'u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)