Koci: Vrasësit e Liridona Ademajt janë më naivët që nga pasluta

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 21:54
Koci: Vrasësit e Liridona Ademajt janë më naivët që nga pasluta

Vrasësit e Liridona Ademajt, janë më naivë që nga pasluta, ka deklaruar avokati Arianit Koci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kështu qysh ka ndodhë unë besoj që këta janë kriminelët më naivë të Kosovës së pasluftës. Më së pari, me hy në atë rrugë me tabela origjinale, me kerr rent a car, policia nuk e ka pas problem me gjetë se në atë rrugë nuk ka qarkullim të shumë të kerreve. Një kilometer me herët me pa një kamerë i regjistron cilat kerre kanë kalu anej. Ka hy me një rrugë ku nuk ka trafik”, tha Koci.

“Kur hyn dkush me grabitë nuk ndalet kah bashkëvozitësi po shkon kah shoferi. E tash ai po shkon kah shoferi i ky po arrinë mi nxjerrë dy fëmijet dhe vetë me ikë, është e pabesueshme”.

“Këtu ka qaq shumë mangësi saqë po them këta janë kriminelët më naivë të pasluftës”, tha Koci.

Koci tha se Naim Murseli nuk e ka pranu asnjëherë veprën, “e kam informatën e sigurtë”, tha Koci.

Sipas Kocit, Naim Murseli “po thotë se ka ikë se kanë tentu me grabitë”.

Sa i përket motivit të vrasjes së Liridonës, ai tha duhet me pritë me u kry hetimet.

(Kosova Sot Online)