Lipjan: Një person deponon në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, dyshohet të jenë të falsifikuara

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 09:04
Lipjan: Një person deponon në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, dyshohet të jenë të falsifikuara

Policia e Kosovës është duke vazhduar me konfiskimin e parave falsifikuar të cilat janë duke qarkulluar në treg, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në 24-orët e fundit, policia ka konfiskuar para false në Lipjan.

Një zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)