Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona - në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 13:43
Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona - në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për rezultatet e fundit në testin PISA, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka shkruar se sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë.

Postimi i plotë:

Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona - në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018.

Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme!

Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA.

Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!

(Kosova Sot Online)