Besnik Tahiri takon raportuesen për Kosovë në PE: Fokusi i të gjithëve duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 11:49
Besnik Tahiri takon raportuesen për Kosovë në PE: Fokusi i të gjithëve duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë se në takim ka theksuar se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë

Tahiri ka falënderuar Von Cramon për mbështetjen e saj për Kosovën.

“Takim shumë konstruktiv me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë takimit diskutuam procesin e integrimit në BE, reformat në administraten publike dhe rrugën përpara. Në takim theksova se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë. E falënderova Violën për rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)