
A e dini çka ndodh nëse Suedia kërkon ekstradimin e Naim Murselit?

Se Naim Murseli mund të ekstradohet në Suedi, lidhur me rastin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. u ka dhënë fund dyshimeve Ministria e Drejtësisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se ligji e përcakton se ekstradimi nuk lejohet për veprat që kryhen në territorin e Republikës së Kosovës.
“Sa i përket pyetjes së parë ligji në fuqi në Republikën e Kosovës e përcakton se ekstradimi nuk do të lejohet për veprat penale të kryera në tërësi në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Sipas Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, Nenit 6, “Ekstradimi nuk do të lejohet për veprat penale të kryera në tërësi në territorin e Republikës së Kosovës dhe mund të mos lejohet për vepra penale të kryera pjesërisht në territorin e Republikës së Kosovës”.
Murseli, i cili ka shtetësi suedeze, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës për ta kryer krimin e rëndë. Ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast, Kushtrim Kokalla, dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.
(Kosova Sot Online)