Prokuroria e Krimet Ekonomike të policisë me aksion ndaj argjendarive
Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Policinë e Kosovës inspektorët e tregut, Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës ka nisur një aksion në argjendaritë e Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet ekonomike te Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK-në”.
(Kosova Sot Online)
